Connect with us

Aktualitet

“Lamtumirë Aleat”/ S’ka më koncesion për pasaportat

Dokumentet e identifikimit në Shqipëri do të prodhohen nga shteti.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa prezantoi arritjet e vitit 2022 dhe foli për prioritetet e punës së vitit 2023.

Ai tregoi se gjatë këtij viti do të krijohet një kompani shtetërore për të ofruar këtë shërbim pa zbuluar më shumë detaje.

Koncensionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022. Pritet që sipas kushteve të rëna dakord, kompania koncensionare të dorëzojë asetet dhe infrastrukturën tek shteti.

Advertisement