Connect with us

Kronike

Largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, lirohet nga burgu ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago

E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka lënë ambientet e burgut të grave në Pogradec, pasi ndaj saj është marrë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”. Ago dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Fatbardh Licit, ngjarje e cila ka ndodhur në viti 2018.

Ajo dyshohet sa ka dijeni mbi ngjarjen e rëndë dhe se ka ndihmuar në vrasjen e Licit. 31-vjeçarja Ago, është arrestuar në mars të viti 2025, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit.

Arrestimi i Safet Bajrit 

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara”.

Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

Advertisement