Connect with us

Bota

Lavrov gati për raundin e ri të bisedimeve: Shumë shpejt takimi i radhës SHBA-Rusi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi mbajtjen e afërt të një raundi tjetër bisedimesh midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara , duke shmangur detaje të tjera.

“Së shpejti”, ka qenë përgjigjja e tij e thjeshtë në një pyetje relevante gjatë një konference për shtyp, pa specifikuar as personat që do të marrin pjesë, as çështjet që do të diskutohen.

Dialogu diplomatik midis dy vendeve është ndezur që kur administrata e Presidentit Donald Trump mori detyrën në Uashington. Më 19 shkurt, Rusia dhe SHBA zhvilluan bisedime që zgjatën më shumë se katër orë në Riad.

Nga pala ruse, përveç Lavrovit, morën pjesë edhe këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov dhe CEO i Fondit të Investimeve Direkte Ruse, Kirill Dmitriev. Delegacioni amerikan përbëhej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Walz dhe i dërguari special i presidentit, Steve Witkoff.

Advertisement