Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kërkuar nga Irani që të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së transparencës ndërkombëtare në fushën bërthamore.

Deklarata e Lavrovit vjen vetëm një ditë pasi parlamenti iranian miratoi një ligj që parashikon ndërprerjen e bashkëpunimit me IAEA-n. Kjo, si kundërpërgjigje sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane mbi objektet e armëve bërthamore të Iranit, pas një konflikti 12-ditor me Izraelin.

Çfarë theksoi Lavrov?

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë zotimin e përsëritur të Iranit se nuk synon të pajiset me armë bërthamore”, u shpreh Lavrov në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, deklaroi se prioriteti kryesor i inspektorëve është rikthimi në objektet bërthamore iraniane për të inspektuar dëmet nga sulmet dhe për të monitoruar sasinë e uraniumit të pasuruar në vend.