Sport
Lazio ‘hakmerret’ dhe fiton me Bayern Munich, PSG kalon Sociedadin në 1/8 e Ligës së Kampioneve

Champions League ka vijuar me ditën e dytë të ndeshjeve të para të fazës së 1/8. Në Itali, Lazio fitoi 1-0 me Bayern Munich dhe duket se merr hak për eliminimin e tre viteve më parë po në këtë fazë. Në Paris, PSG fitoi 2-0 me Real Sociedad dhe është me një këmbë në fazën e radhës. Sfidat e kthimit mes tyre do luhen në datën 5 mars.
Në “Olimpico” të Romës, Lazio fitoi 1-0 me Bayern Munich për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Miqtë nga Gjermania e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq direkt të Upamecano në të 67 minutë. Ishte pikërisht ky moment që u shfrytëzua nga Lazio, me Immobile që ktheu në gol 11 metërshin e akorduar pas faullit në zonë. Edhe tre vite më parë dy skuadrat përballeshin në këtë fazë, me bavarezët që kalonin me totalin e dy ndeshjeve 6-2.
Në “Parkun e Princave” në Paris, PSG fitoi 2-0 kundër Real Sociedad. Vendasit e Luis Enriques nuk e vendosën në diskutim sfidën, duke shënuar në pjesën e dytë. Mbappe dhe Barcola bënë që ndeshjen e parë të fazës së 1/8 PSG ta kalonte me sukses dhe gjithçka për kalimin më tej do vendoset në Spanjë më 5 mars.
PSG me një këmbë në çerekfinale, fiton 2-0 ndaj Sociedad në CHL (VIDEO)

Në “Parkun e Princave” në Paris, PSG fitoi 2-0 kundër Real Sociedad. Vendasit e Luis Enriques nuk e vendosën në diskutim sfidën, duke shënuar në pjesën e dytë. Mbappe dhe Barcola bënë që ndeshjen e parë të fazës së 1/8 PSG ta kalonte me sukses dhe gjithçka për kalimin më tej do vendoset në Spanjë më 5 mars.
VIDEO/ Bayern Munich për turp, Lazio ‘merr hak’ dhe e mposht 1-0 në Champions League


