Connect with us

Aktualitet

Lazio shtanget në “shtëpi”, hollandezët e Alkmaar me “një këmbë” në çerek-finale

Lazio është shtangut në “Stadio Olimpico”, me hollandezët e AZ Alkmaar që mundën “shqiponjat” me rezultatin e ngushtë 1 me 2, në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ve, të Europa Conference League.

Të parët e morën avantazhin vendasit, me spanjollin Pedro, i cili çoi lehtësisht topin në rrjetë në minutën e 19’-të, pas një pasimi të Zaçagnit. Mirëpo, pjesa e parë nuk do të mbaronte me keq pasi në minutën e 45’-të do të vinte kundërpërgjigja hollandeze, me Vangelis Pavlidis, i cili mposhti portierin Maximiano me një goditje të lehtë drejt portës.

Për të vendosur “fatet” e sfidës mendoi 19-vjeçari hungarez, Milo Kerkez, i cili pas një pasimi të Karlsson çon topin në rrjetën e “shqiponjave”, me një goditje fantastike.

Me këtë fitore hollandezët e AZ Alkmaar janë me “një këmbë” në fazën çerek-finale, teksa pritet që ndeshja e kthimit të jetë një “ferr” i vërtetë për “tulipanët”, me “shqiponjat” e Lazios që do të japin gjithçka në fushë për të përmbysur disavantazhin.

SHIKONI GOLAT:

Advertisement