Pinknews
Ledion Liço i mori Gjestin/ Olsa Muhameti “thumbon” Top Channel: Sfilitëse…
Gjesti mbrëmjen e djeshme (e martë) ka kaluar në Big Brother VIP Albania 4.
Kjo akoma pa u bërë 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova 3, ku ishte në një televotim kokë me kokë me Drilon Ramën.
Kjo ka befasuar të gjithë dhe ka bërë bujë të madhe në platformat e ndryshme sociale.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe producentja e Big Brother Kosova, Olsa Muhameti.
Me hyrjen e këngëtarit pejan në BBVA, ajo hedh kunja duke u shprehur se po mban dy Big Brother-a.
“Duke pushuar disa orë sot. Se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh sfilitëse”, ka shkruar ajo.
Duket se hyrja e Gjestit në formatin e njëjtë në Shqipëri ka qenë një goditje për produksionin nga Kosova.
Edhe pse nuk pritej, artisti ishte shumë i vendosur dhe i lumtur për eksperiencën e radhës.
Ky kalim i tij nga një edicion në tjetrin ngjalli shumë diskutime, veçanërisht për shkak të toneve të forta që reperi përdori gjatë hyrjes së tij, të cilat mund të konsiderohen si një thumb ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova.
Pasi hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, moderatori Ledion Liço e pyeti reperin pejan se çfarë pret nga kjo përvojë. Përgjigja e Gjestit ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Shumë sende ma të forta, se më është bërë diçka që s’është dashtë, kështu që s’ia vlen ta përmend”.
Këto fjalë u interpretuan si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj formatit kosovar, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ishte trajtuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova