Sport
Legjenda amerikane e boksit akuzohet për përdhunim
Legjenda amerikane e boksit, Mike Tyson është paditur nga një grua për përdhunim në fillim të viteve 1990-të. Akuzuesja ka paditur Tyson sipas “aktit të New Yorkut për të rriturit e mbijetuar”, teksa kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Gruaja, e cila nuk u identifikua, tha në një deklaratë nën betim se pranoi një ftesë nga Tyson për të shkuar në një festë me një limuzinë. Megjithatë, sipas Sport Illustrated, ajo pretendon se Tyson e “përdhunoi dhunshëm” kur ajo hyri brenda në makinë. Ajo shtoi se ka “përjetuar vuajtje ekstreme emocionale, pa u kufizuar në makthe, apo sulmet e panikut”.
Në majin e 2022, në SHBA u miratua ligji për “aktin e të rriturve të mbijetuar nga përdhunimi”, që u lejon atyre mbi 18 vjeç të padisin abuzuesit e tyre të dyshuar, pavarësisht se kur ka ndodhur abuzimi. 56 vjeçari Tyson kaloi tre vjet në burg gjatë vitet 1990 për përdhunim.