Sport
Legjenda e peshave të rënda Mike Tyson përshëndet fitoren e boksierit shqiptar duke bërë shqiponjën

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ia ka dalë të fitojë titullin ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë boksierit meksinan Carlos Molinas.
Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.
Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tajson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.

