Connect with us

Politike

Lela: Çështje kohe që SHBA t’i heqë Berishës non gratën

Shefi i zyrës së shtypit në PD, Alfred Lela beson se heqja e non gratës së kryedemokratit Sali Berisha nga SHBA, është çështje kohe.

Lela u shpreh se DASH nuk e ka përgënjeshtruar deklaratën e një gazetari amerikan, se Berisha mund të udhëtojë në Uashington.

“Ka një shprehje, në opozitën, bën politike me poezi. Unë nuk kisha ndonjë shpresë që shkrimi im, mua më interesonte, kishte vendosur vetë një precedent. Thoshte se pse janë të djathtët të dizenjuar. Ai është Sekretar Shteti, unë nuk e di mekanizmin. Një gazetar i huaj, ka nxjerrë një prononcim të DASH, pa emër, të papërgënjeshtruar nga DASH. Kaq dimë, unë hamendësoj se heqja e non gratës është çështje kohe. Do ishte mirë të kishte ndodhur para zgjedhjeve. Mendoj se është çështje kohe”, theksoi ai

Advertisement