Rajon
Lëvizte me granata/ Shqiptari: Do i shisja për të blerë drogë pasi jam përdorues
Detaje të reja kanë dal në pah nga arrestimini në Greqi i shqiptarit Ermal Meko, 37-vjeçari u arrestua për herë të parë ne vitin 2011 nën disa akuza të ndryshme në lidhje me vrasje, tentativa vrasje, grabitje dhe drogë. Në vitin 2019, Meko mbaroi dënimin e tij në Greqi dhe u kthye në Shqipëri, ndërkohë është raportuar se Ermali ka ndërruar mbiemrin dhe është rikthyer përsëri në shtetin fqinj. Ndaj tij rezulton urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Sipas mediave vendase, granatat që ai kishte kanë qenë të prodhuara në bllokun lindor dhe gjatë dëshmisë ka thënë se “do i shisja për të blerë drogë pasi jam përdorues”.
Ngjarja ka ndodhur në Athinë, kur policia greke gjatë patrullimit ka pikasur dy persona të dyshuar pranë një parku. Thirrjes për të ndaluar, dy të dyshuarit nuk i janë bindur, por kanë hedhur disa qese në tokë dhe janë larguar me vrap. Gjatë ndjekjes është kapur vetëm Ermal Meko, i cili më pas u shoqërua në Komisariat. Policia greke sekusetroi 2 granata të llojit F1, 2 mekanizma ndezës, 1 kuti me 49 fishekë të kalibrit 9 mm. Gjithashtu gjeti 1 fishek i kalibrit 0.38 mm dhe 8 fishekë të kalibrit 7.62X25 mm, të cilat u hodhën nga Meko gjatë ndjekjes nga Policia.