Kronike
Lezhë, droni zbulon parcelat me kanabis në 4 fshatra
Në Lezhë vijojnë kontrollet intensive edhe me dronë në fshatrat e thella malore në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”. Si rezultat janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në 4 fshatra në Lezhë, 1213 bimë narkotike cannabis sativa, konkretisht:
-Në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, u gjetën të kultivuara 940 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-Në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-Në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 110 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-Në malin e Jushit, fshati Torovicë, njësia administrative Balldre, u gjetën të kultivuara 33 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Kjo është faza e 19-të e këtij megaoperacioni dhe policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.