Kosova
Liberalizohen vizat për Kosovën
Këshilli i Ministrave i BE-së, mblidhet sot, ku në rend të ditës është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.
“Konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare të BE është arritur, edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook Iku edhe ka prezantuar një dokument.
Më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.
Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.
Sipas rregullave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore.