Connect with us

Kronike

“Liderët më të lumtur në Tiranë se në Bruksel”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bruksel këte te mërkurë, në sesionin e diskutimit rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbaj në Tiranë dje më 6 dhjetor.

Sipas kreut të qeverisë, samiti I djeshëm vërtetoi dhe njëherë se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimorë, dhe se ishte një ditë historike për Shqipërinë.

DUBLIM Rama: Ne kemi ardhur nga ferri. Kemi ardhur nga ferri i vërtetë, tërësisht të izoluar. Për ne Jugosllavia  ishte një lloj planeti i lirisë. Përveç vëllezërve dhe motrave tona kosovare, por ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE-së saqë askush nuk mund të na ndryshojë. Samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme historike. Në Kanunin tonë. ligjin zakonor ka një pjesë shumë të rëndësishme ku thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Kjo nënkupton që çdo mik është vullneti i Zotit dhe duhet ta mirëpresësh. Dje Perënditë e BE-së erdhën në Shqipëri. Ishte një sinjal i qartë se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa nevojë Ballkani Perëndimor për ne.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha samiti i djeshëm ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe se marrëveshjet e firmosura ishin shumë të rëndësishme.

DUBLIM ABAZOVIC: Mesazhi im është, le të përpiqemi të gjithë së bashku. Nuk është e vështirë të shohim se cilat janë çështjet ku mund të kemi një zë dhe një kërkesë. Përgëzoj Shqipërinë dhe MV për zhbllokimin e procesit të BE-së. Mendoj që kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja nga ana e BE-së duhet të jetë më efektiv”, tha Abazoviç.

Advertisement