Connect with us

Pinknews

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë”/ Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Ish-konkurrentja e njohur e “BBVA”, Dea Vieri, gjatë një interviste në emisionin e dielës “E Diell”, ka dhënë komente të forta lidhur me çiftin e bujshëm, Bora Zemanin dhe Donaldo Veshajn.

Sipas Deas, drama e tyre e dashurisë para dhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA” ka qenë një lojë për të rritur famën e tyre.:

Dea Vieri, e cila është blogere dhe ka një ndjekje të konsiderueshme në rrjete sociale, ka shprehur bindjen e saj se ndarja e tyre e mëparshme, puthja dramatike në reality show-n dhe lidhja e Donaldit me Beatrix Ramosajn ishin skena të inskenuara.

“Një çift që mua nuk ma ndryshon njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë dhe bashkuar përsëri për famë janë Donaldi me Bora Zemanin” u shpreh Dea gjatë intervistës.

Ajo shton se gjithçka ka qenë një strategji për të kapur vemendjen e publikut dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së medias. “Atë ndarjen e kanë pasur thjeshtë sa për lajm, edhe atë ndarjen e bashkimin, atë puthjen dhe ndarjen prapë” vazhdoi Dea, duke sugjeruar se asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Unë mendoj që ndarja para Big Brother është bërë për famë. Ai bashkimi aty ka qenë i bukur dhe ndarja pastaj lidhjen e tij me Trixen e gjitha ka qenë e sajuar për famë, përderisa ata tani janë bashkë”, deklaroi ajo.

Advertisement