Connect with us

OPINION

Ligji i ASH, Fuga: Presidenti Begaj zgjodhi të mos e kryejë detyrën e tij

Akademiku Artan Fuga, teksa është ndalur tek ligji për Akademinë e Shkencave, shprehet se Presidenti Bajram Begaj zgjodhi të vepronte, duke mos vepruar.

Në një reagim në FB, Fuga thotë se Presidenti Begaj zgjodhi të mos e kryente detyrën e tij, për ta shpallur të vlefshëm ligjin e firmosur nga deputeti Petro Koçi për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

“Pra as e kreu detyrën e tij, por as e ushtroi të drejtën e tij”, shprehet më tej.

REAGIMI

Presidenti zgjodhi të veprojë duke mos vepruar!

1-Bajram Begaj, President i Republikës, sot zgjodhi që të mos e kryejë detyrën e tij të ngarkuar nga Kushtetuta, për ta shpallur të vlefshëm ligjin e firmosur nga deputeti Petro Koçi për zgjedhjet në akademinë e shkencave,

as ta ushtrojë të drejtën e tij për ta kthyer për rishikim këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë.

Pra, as kreu detyrën e Tij, as ushtroi të drejtën e Tij,

por sipas asaj që i lejon neni absurd 84 i Kushtetutës, nuk bëri asgjë!

Veproi me mosveprimin e tij!

La të kalojë një ligj që nuk ka gjykuar se ishte një ligj i denjë, i drejtë, për ta shpallur!

Ishte një sprovë besimi! Por, që dështoi.

Do të kishte qenë shumë herë më e denjë dhe në përputhje me funksionin ta kishte shpallur me dekretimin e Tij! Do të ndihej që shteti, sido është, përsëri çdo funksion funksionon!

C’e do se!

Rrënqethëse!

Përsëri heshtje këtë radhë, si për ligjin për lejimin e kanabisit, për të drejtat e studentëve të mjekësisë.

Në ditët në vazhdim do të vazhdojë një cikël shkrimesh për këtë heshtje të Presidentit, përse ndodhi, çfarë pasojash ka, si edhe për absurditetin e këtij neni të Kushtetutës që toleron mosveprimin në kryerjen e detyrës kushtetuese, pra që Presidenti i Republikës të shuajë në këto raste vetë funksionin e Presidentit, të sillet sikur të mos jetë!

Advertisement