Connect with us

Politike

Lind një opozitë e re? Berisha i jep Gazment Bardhit “çelësat” e PD në Kuvend, ja posti që merr Këlliçi

Konstituohet kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Sali Berisha rikonfirmoi Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar.

Ndërsa Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti emërohen zv/kryetar të grupit.

Sekretare e grupit parlementar do të jetë deputetja Elda Hoti.

Ndërsa zëdhënëse të grupit parlamentar, Berisha emëroi Ledina Aliollin.

 

 

Gjithashtu, Berisha propozoi zv/kryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Sali Berisha: 

Ne sot konstituojmë kryesinë e grupit parlamentar. Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë. Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira. Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë.

Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre.

Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli.

Sot, thashë të konsituojmë grupin. Nesër ose pasnesër, do të miratojmë bashkë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare.

Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.

Atëherë, t’i urojmë suksese kryesisë së re të grupit parlamentar. Kryesia nuk do kenë funksione në Komisione dhe ne do bëjmë së bashku, do të caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione.

Advertisement