Connect with us

Bota

Llogari nga terreni/ The Economist: Rusisë do t’i duhet një shekull për ta pushtuar gjithë Ukrainën

Nëse do të ruhej ritmi aktual i ofensivës, Rusia mund të pushtonte të gjithë rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës deri në qershor 2030, dhe do të duheshin edhe 103 vjet të tjera për të pushtuar të gjithë Ukrainën, sipas llogaritjeve të The Economist.

“Që nga stabilizimi i vijës së frontit pas përfundimit të kundërsulmit të parë të Ukrainës në tetor 2022, ajo praktikisht nuk ka ndryshuar. Asnjë qytet i madh nuk ka ndërruar duar”, shkruan botimi britanik.

Me ritmin e 30 ditëve të fundit, kapja e asaj që mbetet nga katër rajonet e pretenduara tashmë nga Putini – rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia – do të zgjasë deri në qershor 2030.

“Do të duhen edhe 103 vjet që Rusia të pushtojë të gjithë Ukrainën”, thekson The Economist.

Sipas llogaritjeve të botimit, që nga maji i këtij viti, kur Rusia nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në front, ajo pushtoi vetëm 0.4 për qind të territorit ukrainas dhe nuk arriti ndonjë qëllim serioz.

Advertisement