Connect with us

Politike

“Llumi i Londrës dhe Spanjës”/ Sherri në Palasë, shpërthen Braçe: Ku i morin lekët

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas sherrit masiv që ka ndodhur dy ditë më parë në Palasë, ku disa të rinj janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal.

Ai bëri thirrje që të merren masa për personat e përfshirë.

Sipas Braçes, personat e përfshirë janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet.

”Kam ca gjera për të thënë për këtë llum;  “sundimi i ligjit” nuk është dy llafe goje, është shume më tepër se kaq!

E para – pastroni mjedisin publik nga këta. Këta nuk pushojnë, nuk janë në breg për pushime por për të treguar e imponuar statusin e tyre – VIPllëkun; këta dhe ato bashke me këta. Ambientet tona nuk mund të jenë ambjentet e këtyre, nuk mund të jemi bashkë kurrë!

E dyta – pastroni sektorin e shërbimeve nga ky model biznesi, në shumicën e tij edhe informal; është ky biznes që thërret këtë llum dhe paratë e këtij llumi; i përulem çdokujt në bregun e këtij vendi që shërben për njerëz normale, synon njerëz normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton në këtë mënyrë e ofron qetësi, argëtim e siguri njëherësh; ky është ambjenti jonë;

E treta – shumë bëjnë të gjithë bashkë, policë, hetues, prokurorë, gjykatës, kontrollore të tjerë që merren me pasuritë e politikanëve; po me paratë e këtij llumi dhe këtij modeli biznesi do merret kush? Këta pa para nuk janë asgjë, hiç, zero”, shkruan ndër të tjera deputeti socialist në Facebook.

Advertisement