Connect with us

Politike

Lojë spiunësh, Berisha: Rama, kërcënimi për sigurinë

Sali Berisha e ka konsideruar si një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, incidentin në uzinën e armëve në Gramsh, të cilin e ka bërë Edi Rama.

‘Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik. Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit shtetërore, emër, mbiemër, degë dhe funksion. Ata publikuan dhe rrogat e tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera, jo miqësore. Deklaroj këtu se këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë.’- tha Berisha.
…..

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një deklaratë nga selia blu, ka folur në lidhje me sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh nga ana e dy rusëve dhe një ukrainasi. Berisha u shpreh se mënyra e reagimit të shtetasve të huaj  e kompromenton qëllimin e tyre.

Ndër të tjera, ish-kryeministri e lidhi këtë ngjarje me publikimi ne të dhënave të punonjësve të SHISH-it 5 vite më parë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama.

Por  unë sot jam këtu për të deklaruar se kërcënimin më të madh ndaj sigurisë kombëtare e ka bërë personalisht Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo jo mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit informativ shtetëror, emër mbiemër, degë dhe funksion.

Berisha: Rama mbështetës i projektit ruso-serb të ‘Ballkani të Hapur’, kërcënim madhor i sigurisë.

Tani vijmë pak tek problemet e sotme. Sot ka një konfrontim mes NATO-s, BE-së dhe Rusisë së Putinit dhe aleatëve të tij. Sot sikundër dhe më parë, Shërbimet serbe dhe ruse janë në sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Për ata të cilët vënë gjë këtu në dyshim, po ju rikujtoj deklaratën e Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë vizitës së tij në Uashington do të thoshte se Shërbimet më kishin njohur, dhe këtu është fjala për shërbimet ruse, me tekstin e marrëveshjes që do na servirej. Por kjo nuk është një risi.
Putini i madh dhe i vogël, Rusia e madhe dhe e vogël janë një unitet, ndofta përjetësisht i pazgjidhshëm. Ajo për të cilën unë jam këtu është se ka një projekt tjetër, madhor për Ballkanin, projektin Serbo-rus dhe ky është ‘Ballkani i Hapur’. Shqiptarët e dinë që ky projekt u mbështet gjatë dy muajve publikisht nga ministri i Jashtëm rus, Lavrov. Dhe ky projekt mbështetet po kaq fuqimisht dhe verbërisht nga vasali i Vuçiç në Tiranë, Edi Rama.
Më thoni tani ju, a nuk është madhor kërcënimi i sigurisë kombëtare nga Edi Rama?
Pra ata që kërkojnë agjenturë në tunele dhe bunkerë, duhet të dinë se problemi madhor i sigurisë kombëtare është në krye të qeverisë së vendit.

Berisha: Pse Rama nuk plotëson kërkesën e Zelensky-t për të bllokuar vizat e rusëve?

Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjes së tij atërore me shërbimet ruse, dosjen ‘Mitrokin’, apo lidhje te tjera familjare.
Çështja është se Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë, me projektin ‘Ballkani i Hapur’. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i tij i prerë për bllokimin e vizave është dhe kjo një problem i veçantë.
Këtë çështje e kam ngritur disa herë në parlament. Kjo ishte e vetmja kërkesë e presidentit Zelensky drejtuar parlamentit shqiptar.
Por Edi Rama me kokëfortësi dhe pa asnjë shpjegim refuzon të bllokojë dhe vendosë vizat për rusët dhe të mos ua japë atyre.

Berisha: Fatos Klosi emëroi asetin rus në drejtorinë më të rëndësishme të SHISH

Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë, ju dëgjuat, një muaj më parë, se njëri prej figurave më kyçe, të Shërbimit për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ju garantoj, se ai nuk është i izoluar. Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Dhe këto janë denoncuar publikisht.
Frederik Ymerin e emëroi në drejtorinë më të rëndësishme të Shërbimit, pikërisht Fatos Klosi. Pra mund të themi se agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjerë në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi.
Kështu që siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Fatmitësisht sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
Sot në kuadrin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, mbi qiellin e Tiranës fluturojnë fortesat ajrore B-52. Uroj që miku i Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe barbari Putin, t’i shohin këto fortesa.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *