Connect with us

Kosova

Londra merr frenat e dialogut Kosovë-Serbi

Për nënkryetaren e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Branka Latinoviç, vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportave të Kosovës nuk ishte befasi dhe tregon se nuk duhet të lidhet me faktin se kjo lëvizje pasoi vetëm pak ditë pas njoftimit nga Ministri i Jashtëm Britanik, David Cameron, se Londra do ta ndihmonte Prishtinën për të marrë njohje të reja.

Ajo u shpreh se duhet pasur parasysh që zyrtarët spanjollë kanë qenë të qartë se ky akt nuk duhet të lidhet me njohjen e Kosovës dhe se kjo në asnjë mënyrë nuk e vë në pikëpyetje qëndrimin spanjoll.

Kur është fjala për politikën e Britanisë së Madhe, Latinoviç theksoi se pas daljes nga Bashkimi Europian, aftësia e Londrës për të vepruar drejtpërdrejt përmes atij forumi është zvogëluar, por mund ta bëjë këtë përmes NATO-s, pasi, përveç Qipros, të gjitha shtetet e tjera të Bashkimit që nuk e kanë njohur ende Kosovën, janë anëtare te Aleancës.

Sipas saj, deklarata e Cameron duhet të lidhet edhe me situatën e brendshme në Serbi.

E pyetur nëse pret rritje të presionit ndaj pesëshes europiane – Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros – për të ndryshuar qëndrim ndaj kosovës, dhe nëse këto presione do të vijnë nga Britania e Madhe, e cila sipas disa interpretimeve synon të marrë “stafetën” kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga BE-ja dhe SHBA-ja, duke qenë se ky është vit zgjedhor për ta, nënkryetarja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Branka Latinoviç, tha se është – “vlerësim i mirë dhe tezë e mirë”.

Advertisement