Connect with us

Sport

Londra ‘vishet’ kuqezi, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’ për të mbështetur Kombëtaren

Besojeni ose jo, afro 20 mijë do jetë numri i tifozëve të Kombëtares të pranishëm në “Wembley” mbrëmjen e së premtes, kur kuqezinjtë e Sylvinhos përballen me Anglinë në Londër.

Mediet në ishull raportojnë se shqiptarët ia kanë dalë të blejnë një numër të madh biletash, duke qenë se shumë prej tyre janë rezident në Angli dhe aksesi online ishte për këdo.

Paçka se numri i tifozëve shqiptarë të lejuar ka qenë diku te 5600, fakt është se tribunat do jenë kuqezi. 90 mijë ulëse është kapaciteti i stadiumit, teksa ‘Shqiponjat’ do kenë 20 mijë zemra në shkallët e tij.

Ardian Ismajli nuk ia del, kundër Anglisë në tribunë

Ardian Ismajli nuk do jetë i gatshëm për trajnerin Sylvinho, të paktën në ndeshjen e parë të Kombëtares. Kuqezinjtë luajnë të premte në orën 20:45 në Londër kundër Anglisë, sfidë e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Kapiteni i Empolit ka disa javë që nuk është aktivizuar në Serie A, por paçka kësaj trajneri Sylvinho e grumbulloi në ekip. Mbrojtësi ndjeu shqetësime në stërvitjen e së martës pasdite dhe kontrollet kanë konfirmuar se të paktën kundër Anglisë ai do qëndrojë në tribunë, edhe pse udhëtoi me ekipin. Shpresat janë që Ismajli të jetë gati për ndeshjen kundër Andorrës, më 24 mars në Tiranë.

Në mëdyshje është edhe Marash Kumbulla, po për probleme fizike. Duket se krah Gjimshitit në prapavijën e tanëve do jetë Ajeti.

Advertisement