Politike
Lorenc Vangjeli-deputetëve të PD: Ju jeni si ai prezervativi, që hyn e del, por punën e bën ai miku…
Të ftuar dje në “Top Story” kanë Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi dhe Lorenc Vangjeli. Të tre ata janë përfshirë në një debat, ku nuk kanë munguar as fjalët banale.
Vangjeli kundër Boçit dhe Gjekmarkaj shprehet se janë “si ato zhardhokët që e ngre pataten sipër dhe gjethet poshtë”, ndërsa Gjekmarkaj e konsideroi fjalorin e Vangjelit si “një nevojtore dhe të rëndomtë.
Gjekmarkaj: Mos e përdor gojën si nevojtore or burrë! Se je djalë i kultivuar.
Vangjeli: Këta thonë jemi në politikë sepse kanë një biletë për të hyrë në parlament. E thonë ne hyjmë në tempull, por në tempull hyn dhe del edhe prezervativi.
Vangjeli: Por nuk thotë njeri që punën e bën ai (jo prezervativi), është tjetri ai që duartrokitet.
Vangjeli: Unë më normale mbroj bindjet e mia.
Boçi: Jo nuk the bindjet e mia, the tek kravata dhe xhaketa ime. Ti kesh sa më të mira, asaj i shërben ti. Ne jemi përtej kravatës dhe xhaketës.
Vangjeli: Por nuk mundeni mor nuk mundeni!
Boçi: Nuk e përcakton dot ti o Lorenc.
Vangjeli: Ju jeni si ato bimët, ato zhardhokët që e ngrë pataten sipër dhe gjethet poshtë.