Bota
Lot dhe përqafime/ Momente emocionuese nga takimi pas 2 vitesh i pengjeve izraelite me miqtë e familjarët e tyre
Evyatar David, peng i liruar, i sheh miqtë e tij për herë të parë, ndërsa ata i bërtasin: Evyatar, ti je mbret!

Evyatar David, 24 vjeç, ishte në festivalin Nova mëngjesin e sulmeve. Ai është fotografuar më sipër me prindërit e tij Avishai dhe Galia.
Familja e tij tha në një deklaratë pas lirimit të tij: “Që nga momenti i parë, e dinim se ai do të kthehej dhe ja ku është, pas dy vitesh vuajtjesh, ai është këtu.”
“Tani një udhëtim i ri shërimi do të fillojë për Evyatarin dhe për ne. Dëshirojmë të falënderojmë së pari popullin e Izraelit, forcat e sigurisë dhe ushtarët e IDF-së në detyrë të rregullt dhe rezervë dhe familjet e tyre, të cilët dhanë gjithçka dhe nuk hoqën dorë nga pengjet.”
Matan Zangauker

Matan Zangauker u ribashkua me nënën e tij, Einav.
Matan, 25 vjeç, u mor peng gjatë sulmeve të 7 tetorit së bashku me partneren e tij Ilana Gritzewsky nga Kibbutz Nir Oz. Ilana u lirua gjatë armëpushimit të nëntorit 2023.
Avinatan Or
Nimrod Cohen, 21 vjeç, po shërbente si ushtar i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kur tanku i tij u sulmua nga Hamasi në Nahal Oz.
Sot, ai është ribashkuar me babanë e tij Yehuda dhe nënën Viki, motrën binjake Romi dhe vëllain Yotam.
Yosef-Chaim Ohana
Yosef-Chaim Ohana, 24 vjeç, u ribashkua me nënën e tij Miri Ben Ami menjëherë pas kthimit.

Ohana ishte gjithashtu në festival me një mik, i cili më parë kishte thënë se ai dhe Ohana kishin qëndruar për të ndihmuar njerëzit të shpëtonin nga të shtënat përpara se të iknin vetë me vrap.