Aktualitet
Luçjano Bardhi publikon dhe librin e tij të dytë me titull kryesor “Kënga e Zorrëve”

Luçjano Bardhi publikon dhe librin e tij të dytë me titull kryesor “Kënga e Zorrëve” (Simfonia e shëndetit dhe vetëdijes) Ky libër fokusohet mbi parandalimin e shumë sëmundjeve dhe funksionin jetik të zorrëve. Shpesh herë ai thekson rëndësinë e madhe që zorrët dhe i gjithë sistemi tretës ka.
Në libër flitet për botën misterioze të baktereve, të cilat ndodhen në mikrobiomën e zorrëve. Ai shprehet se është shumë i lumtur dhe krenar që më në fund ka publikuar librin e tij të dytë, si një ndihmë e madhe për publikun dhe për njerëzit që e mbështesin.
Libri “Kënga e Zorrëve” do të jetë shumë shpejt në shumë librari është shprehur ai, por momentalisht ai ndodhet pranë klinikës ku ai punon.
“Kënga e Zorrëve” është një ndihmë e madhe për ata njerëz që duan një shëndet fizik dhe mendor.

