Connect with us

Kronike

LUFTA DHE KRIZA NE AKSIN PARIS-BERLIN

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet për vizitë në Berlin, ku u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike europiane.

Një nga objektivat e takimit është përafrimi i qëndrimeve të Francës dhe Gjermanisë në kuadër të samitit joformal të liderëve të BE-së, i cili do të mbahet në Pragë në ditët në vijim.

Ndërkohë, Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni, kritikoi troç planin 200 miliardë euro të inicuar nga Gjermania për të ulur çmimin e gazit.

Njoftimi për planin ka ngjallur një det reagimesh në Europë.

Shumë argumentojnë se Gjermania në fakt po përdor fuqinë e saj ekonomike për të shpëtuar kompanitë gjermane, duke harruar faktin se vendet e tjera nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë pasi nuk kanë një marzh aq të madh fiskal.

Kancelari Olaf Scholz, megjithatë,e ka mbrojtur iniciativën duke e quajtur  “mburojë mbrojtëse”

Plani gjerman, detajet e të cilit ende nuk dihen, në fakt mund të mos jetë shumë i ndryshëm nga ai i miratuar nga vendet e tjera në muajt e fundit. Por është madhësia e paketës së shpëtimit që ngre shqetësime pasi do të krijojë përfitime të mëdha vetëm për konsumatorët dhe kompanitë gjermane, një avantazh konkurrues që bie ndesh me frymën e tregut të Unionit”.

https://www.youtube.com/watch?v=QPfBKD19BLQ

Advertisement