Bota
Lufta në Ukrainë dhe loja me tre letra e Izraelit
Ndihma ushtarake për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse Izraeli po largohet nga linja neutral e deritanishme teksa luan me tre letra
Gjithçka varet nga pozicionimi i dy kartave të tjera, Rusisë dhe Iranit, me Moskën që po afrohet më shumë me Teheranin nga i cili merr dronët kamikaze që derdhin arsenalet e saj mbi qytetet e Ukrainës
Partneriteti mes Moskës dhe Teheranit nuk pëlqehet nga Izraeli, armiku numër 1 i Republikës Islamike. Për këtë arsye, Tel Avivi ka vendosur të heq dorë nga neutraliteti
“Një veprim i nxituar që do të shkatërrojë marrëdhëniet midis vendeve tona” komentoi nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev, në lidhje me lajmet për mbështetjen e Izraelit për Ukrainën.
Duket se tashmë është vendosur: Është zgjedhur Kievi dhe është braktisur vijën neutrale, e vendosur në fillim të luftës për të mos e zhgënjyer Rusinë, e cila është ushtarakisht e pranishme në Siri.
Aksioni ka nisur…shërbimet izraelite po ndihmojnë ukrainasit të pikasin dhe kapin dronët e markës ‘Teheran’.
Izolimi ndërkombëtar e ka futur në vuajtje ekonominë ruse ndërsa Putin potroket në derën e islamikut kryeministër Raisi, në Teheran, për të plotësuar mungesën e armatimeve për luftën në Ukrainë.