Shkrime
Lufta për kryqin serb/ Serbia e Madhe
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç ka vazhduar me deklaratat e tij nxitëse, kësaj radhe duke bërë thirrje që të mbrohet “bota serbe”.
Sipas tij, Serbia është në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, fusha jonë veriore, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët.
Ndaj kësaj deklarate kanë nisur reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve politikë në Kosovë, mes të cilëve edhe profesori Muhamet Kelmendi.
Fillimisht, ai u shpreh se ideja për formimin e “botës serbe” është një teori shumë e vjetër dhe që këtë tentoi ta zhvilloi fuqishëm edhe Sllobodan Millosheviçi me shprehjen e famshme “Aty ku jeton një serb në Jugosllavi është Serbi”.
Me këtë ide u zhvillua lufta në Kroaci, në Bosnië e Hercegovinë, në Kosovë, po me këtë ideologji u veprua edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Tani, kjo “botë serbe” nëpërmjet “luftës për kryq”, ka të njëjtin qëllim, atë të realizimit të shtetit të madh serb në Ballkan.
Kelmendi u shpreh se “Lufta për kryq” është duke u zhvilluar prej 20 vjetësh, që pas luftës së fundit në Kosovë nga kisha serbe. Në çdo liteaurgji nga priftërinjtë serbë dëgjohen: “Kosova është nëna e shtetit serb”, “nuk mund të lëshohet në duar të shqiptarëve kisha e Car Dushanit”, “Kosova është djepi serb” apo “në Kosovë është trashëgimia kishtare serbe” etj”
Krahas kësaj, Kelmendi u shpreh se kjo ide përkrahet nga Rusia dhe Kina, por edhe nga Dodik në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ideologjia e tillë udhëhiqet nga një qendër serbe. Ajo gjendet në Beograd dhe përkrahet fortë dhe ashpër nga Rusia dhe Kina. Po me këtë ideologji, krimineli Dodik po vepron në Bosnje e Hercegovinë. Mbi bazën e tillë u organizuan demonstrata në Mal të Zi.
Në Kosovë veprohet me armë, me krim të organizuar, me kisha dhe me bllokime të rrugëve e të qyteteve. Kudo po del lufta për “kryq” në luftë për shtetin e madh serb. Tani doli edhe Marko Gjuriç
Në vazhdim, profesori tha se duke marrë parasysh veprimet politike të Serbisë dhe armatimin e saj, mund të thuhet se ekziston një rrezik për luftë të re në Ballkan.
Sipas tij, “Kjo ideologji me qëllim ka kaluar tërësisht në nacional-shovenizëm ku po prinë tërësisht feja ortodokse serbe. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprimet politike të shtetit serb, kuptohet ndaj shteteve tjera, si dhe armatimi i madh dhe i gjithanshëm i Serbisë, përbënë rrezik permanent për luftë të re në Ballkan.
Serbia e di se me “luftën për kryq dhe botën serbe” nuk realizohet ideja e vjetër serbe për shtetin e madh serb. Mirëpo, kjo po iu shërben për të ngritur racizmin nacional fashist serb ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Kështu është ngritur urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, kroatëve boshnjakëve e të tjerëve. Deri edhe urrejtja ndaj malazezëve” – tha Kelmendi teksa edhe theksoi se “lufta për kryq” organizohet paralelisht me luftën e armatosur.
Për këtë po armatoset shteti serb me armë nga Rusia dhe Kina. Ato nuk blihen apo dhurohen për të vrarë zogj, por për luftë kundër shqiptarëve, boshnjakëve, mundet edhe kundër malazezëve e kroatëve.