Bota
Lufta/ Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/TRUMP-ZELENSKY-1.jpg)
Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se Ukraina mund të bëhet “ruse një ditë”.
Trump tha gjithashtu se dëshiron që Ukraina të shlyejë disi ndihmën amerikane, e cila sipas tij arrin në 300-350 miliardë përkundrejt rreth 100 miliardë nga Evropa.
“Unë u thashë atyre se dua toka të rralla me vlerë 500 miliardë dollarë dhe ata në thelb kanë rënë dakord ta bëjnë këtë,” tha ai. “Unë u thashë atyre, ne duhet të marrim diçka. Ne nuk mund të vazhdojmë t’i paguajmë këto para,” shtoi ai, teksa konfirmoi edhe vizitën e ardhshme në Kiev të të dërguarit të tij të posaçëm Keith Kellogg.
Ndërkohë sipas burimeve të cituara nga Reuters, administrata e re amerikane synon të bëjë presion ndaj aleatëve të saj evropianë që të blejnë armë amerikane për t’i dërguar në Ukrainë, në mënyrë që të përmirësojë pozicionin negociator të Kievit përpara bisedimeve me Moskën.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)