Bota
Luftë e re Izrael-Iran, skenari i frikshëm: Netanayahu merr dritën jeshile nga Trump
Olsi Jazexhi në emisionin ‘Jashtë Kontrollit’, në NTV Televizion:
I ashtuquajtur armëpushim qe ndodhi ne Gaza dhe perpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump per te shtyrë ‘Akordet Abrahamike’, per regjimin e Netanyahut nuk jane te pranueshme pasi ai e di se kercenimi i revolucionit iraninin do mbetet aty. Per ata qe rrethojne Netanyahut, mendojnë se duhet zhdukur sa me shpejt islami. Me luften dy vjecare, Izraeli arriti sukses te pjesshem duke rrezuar ne Siri Asadin, shkaterrimin e Gazes, dobesimin e Hamasit, por ideologjia e Revolucionit Islamik eshte aty. Nga ana tjeter, ne Izrael ka nje padurim ne rritje dhe mbetet i larte numri i atyre qe duan qe lufta ndaj Iranit te vazhdoje deri ne vdekje. Mediat ne izrael por edhe Netanyahu thone se Izraeli nuk do ndaloje derisa ne Iran të ketë ka ndryshim regjimi. Shqetesimi eshte sistemi raketor iraninin.
Frika e Izraelit eshte zhvillimi i sistemit raketor iranian.
Netanyhu nderkohe po mundohet te nxis Trumpin qe ti bashkohet Izraelit ne lufte kunder Iranit. Tani ngelet per tu pare çfare ‘kulaci’ dhe ‘kerbac’ do perdore Netanyahu kunder Trumpit. Deri tani ky i fundit ka qene kunder propozimit per lufte totale ndaj Iranit.
Nga ana tjeter Netanyhu e ka paralajmeruar Trump se ndaj Iranit ai mund te perdore bombe atomike. Por kunderpegjigja e Iranit do ta detyroje Ameriken te futet ne lufte te gjate. Trump ka shume konflikte per te menaxhuar per momentin, psh ukraina dhe Venezuela apo Kolumbia, Tajvani dhe Kina. Nisja e nje lufte totale kunder Iranit eshte e pamundur per Ameriken ne aspektin konvencional me Iranin, ndersa Trump per interesa te Amerikes, kerkon stabilitet ne lindjen e mesme.
VIDEO E EMISIONIT