Connect with us

Bota

‘Luftë’ mes policisë dhe bandave, vritet një 5-vjeçare

Një vajzë 5-vjeçare u vra sot nga një plumb në Rio de Zhaneiro.

Familja e vogëlushes Eloa tha se vajza pesëvjeçare ishte duke luajtur në shtratin e saj kur u plagos për vdekje nga një plumb.

Sipas organizatës joqeveritare Rio de Paz, Eloa është fëmija i pesëmbëdhjetë nën moshën 15 vjeç që vritet nga një plumb në Rio de Zhaneiro që nga fillimi i vitit 2022.

Policia ushtarake thotë në një njoftim për shtyp se gjithçka filloi me një incident me të shtëna në Mojo do Dede, pranë aeroportit ndërkombëtar, kur një nga dy motoçikletat qëlloi mbi një oficer policie dhe forcat e sigurisë iu përgjigjën zjarrit.

Pasoi një demonstrim episodik i banorëve të zonës dhe gjatë trazirave “iu vu zjarri një autobusi”, sipas informacioneve përkatëse.

“Sipas raportimeve, një fëmijë u qëllua brenda shtëpisë së tij”, tha policia ushtarake.

Rrjeti TV Globo raporton se banorët akuzojnë policinë se ka hapur zjarr gjatë demonstratës.

Sipas kolektivit Fogo Cruzado (Crossfire), më shumë se 600 të mitur janë vrarë ose plagosur nga plumbat në Rio de Zhaneiro që nga viti 2016 (mesatarisht një në çdo katër ditë).

Vitin e kaluar, 6,429 njerëz u vranë nga zjarri i policisë në të gjithë Brazilin sipas të dhënave nga OJQ-ja Forumi Brazilian për Sigurinë Publike (Forum Brasileiro de Segurança Publica).

Advertisement