Connect with us

Bota

“Luftova për këtë vend”/ Ish-ushtari izraelit thirrje Netanjahut: Na ofroni trajtim, do të ketë vetëvrasje këtu

Israel Hayat, një ish-ushtar izraelit i diagnostikuar me PTSD (Çrregullim të Stresit Post-Traumatik), tha i dëshpëruar se ndihej plotësisht i braktisur nga shteti.

Gjatë një debati në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Knessetit, ai iu drejtua audiencës, duke pyetur: “Pse duhet t’i duroj të gjitha këto? Pse duhet të vuaj të gjitha këto? Jeta ime thjesht po më ikën nga duart.”

Ai kërkoi që shteti të ndihmojë viktimat e PTSD-së, duke shtuar se ishte “plotësisht i mashtruar nga ky shtet i ashtuquajtur i respektueshëm”.

“Më trajtoni. Na trajtoni. Nëse nuk ofroni mbështetje, do të ketë vetëvrasje këtu , do të ketë krime. Ëndrra ime më e madhe është të marr një plumb midis syve. Për hir të Zotit, më ndihmoni!” bërtiti ai.

“Shkova në varreza dhe u përpoqa të kryeja vetëvrasje, duart e mia ishin të mbuluara me prerje. Luftova për këtë vend të varfër. Jam një kufomë në këmbë, nuk jam një person i gjallë”, deklaroi ai.

Advertisement