Connect with us

Shkrime

Luftrat e pambyllura në Ballkan dhe viti 2024

Nga Drizan Shala

Situata e cila mund të jete e tensionuar per vitin 2024 sipas gjitha gjasave do të jete ballkani përendimore duke ven në pah katër shtete të cilat në vetvete kanë disa çështje të pa definuar në procesin e tyre qoftë në integrimin brenda familjes europianë ( Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut ) si dhe procesi tjeter për normalizimi të raporteve nga luftrat e fundit të viteve 90/ta ( Kosove , BiH me Serbin ).

Ballkani dhe vendet e ish bllokut Komunist në federaten monstrume ( Jugusllavi ) është dëshmuar që për gjatë gjithe fazave dhe viteve që kemi lanë pas nuk ka mund të ndahet nga interesi i drejtperdrejt nga interesi gjeopolitik e madje gjostrategjik të rusise duke shfrytëzuar Serbin si instrument për futur kete pjese në orbiten e tyre për të destabilizuar rajonin.

Situata është përkesuar nga njera anen një lufte hibride të instaluar në rajon nga viti 2011 e tutje deri në shpërfaqja e saj në 2014 ku frytet e saj u doken nga pjesa me latente në pjesen faktike reale të Rusise brenda konturave politik dhe institucional të keti ish bllokut ballkanik.

Nga ana tjeter deklarimi i Presidentit të Ukraines që target i ardhshem do të jete Kosova e BiH ketu mund të themi që potencial me i madh mund të jete pikrishtë BiH por që do të përdoret Kosova dhe vragjiliteti i saj politik të brendshem për të disorientuar veprimet nga targeti kryesore dhe primar që mbetet BiH me mbi 25mij km2 dhe ofrimin e Serbis në detin Adriatik dhe Rusise në atë Mesdhe.

Një balafaqim nuk është I larget në rast se palet në theksin e veqant Kosova dhe Serbia nuk do të mund të gjejn ndonje alternative që procesi një dekadesh të përmbyllet brenda një periudhe të caktuar që do të duhet të ishte 2023 por që me perfiditet vazhdoj për 2024 me potencialin strategjik Serb që politika europiane do të jete ne favorin e saj për veprime të vazhdueshme destruktive në favorin e Rusise dhe Serbis.

Kosova do të duhej të mendoj fare mirë veprimet e saja në fushen politike ( diplomatike dhe te brendshem ) dhe sigurise ( me strukturat e saja te sigurise dhe bashkerendim me partneret që jane KFOR/NATO ) që mos të kene fare mundesi të kemi plasaritje në keto sfera që mund ti kushtojnë Kosovës në mbajtjen e stablitetit të keti vragjilitetit politike destruktive të Serbis brenda territorit duke punuar për ndryshime evulative në forcimin e legjitimitetit dhe legalitetit institucional të vendit brenda kufireve të Kosovës.

 

Advertisement