Connect with us

Pinknews

Luizi ironizon Jorin: Vendosni këngën e Butrintit

Jori Delli dhe Luiz Ejlli dukej se po krijonin një miqësi të bukur me njëri-tjetrin. Që kur modelja u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari dhe ajo shiheshin shpesh duke kënduar, kërcyer apo duke bërë humor së bashku.

Por pa kaluar shumë ditë, duket se kjo miqësi po prishet. Mbrëmë Luizi i ka thënë Jorit se për të nuk është më mikja e tij dhe se do ta eliminojë nga shtëpia, kjo pasi këngëtari nuk ia fal dot gabimet që ajo ka bërë.

Gabimi i parë për të ishte që bëri pjesë edhe Luizit tek një shaka që u bëri banorëve të tjerë dhe i dyti që përmendi ish-të dashurin e Kiarës, këngëtarin Butrint Imeri. Edhe pse Jori shprehet se nuk e ka bërë me qëllim të keq, për Luizin kjo tashmë nuk vlen më.

Teksa modelja po i tregonte Luizit se kur e pa se u mërzit kur përmendi Butrintin, i tha Kiarës se nuk do i këndojë më këto këngë, Ejlli i thotë:

“Edhe pak do vendosin këngë dhe do i them Vëllait të Madh ta vendosin për qejf të Jorit atë këngën. Ti e kërceje dhe kam dëshirë të të shoh të lumtur. Meqenëse nuk e shoh se do rrish gjatë këtu, ta shijosh”.

Në këto momente Luizi u largua dhe Jori pyet Kiarën nëse i ka thënë ndonjë gjë për këtë. Modelja shton se i vjen keq që ai e ka marrë në këtë mënyrë.

Advertisement