Bota
Lukashenko: Nëse bie Rusia, vdesim të gjithë
Presidenti i Bjellorusisë shpalli “gatishmërinë luftarake” të vendit të tij gjatë revoltës jetëshkurtër të organizuar nga grupi Wagner.
Lukashenko i tha gazetës shtetërore Belta se përpjekja për rebelim të mercenarëve të grupit Wagner kërcënoi sigurinë kombëtare të vendit dhe kërkoi gatishmëri ushtarake.”Unë i dhashë të gjitha urdhrat për ta pasur ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake“, tha Lukashenko për gazetën, siç raporton The Moscow Times.
Shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin tronditi botën fundjavën e shkuar, kur e ktheu grupin e tij ushtarak privat kundër forcave ruse, ndërsa merrte kontrollin e bazave ushtarake ruse.
Ai u dorëzua të shtunën pas ndërmjetësimit të Bjellorusisë.
“Nëse bie Rusia, ne do të mbetemi nën rrënoja, të gjithë do të vdesim”, shtoi Lukashenko.