Connect with us

Lifestyle

Lulja që kuron problemet e stomakut, djegiet dhe aknet!

Kush do ta mendonte se një ndër lulet më të përhapura dhe në Shqipëri do të ishte një ndër bimët më çudibërëse, bëhet fjalë për lulen e basanit.

Kjo lule është e njohur në të gjithë botën dhe rritet kudo, vetitë e saj kuruese janë të mrekullueshme. Një bimë e tillë përdoret gjerë në mjekësinë popullore dhe produkte të ndryshme medicinale. Më së shumti përdoret e përzierë me vajin e ullirit, ku bashkëveprimi i tyre krijon një masë balsamike kurative e rigjeneruese, përdoret për prerje, djegie dhe plage të ndryshme, por gjithashtu dhe si çaj qetësues.

isa studime të bëra vietet e fundit kanë zbuluar se lulja e balsanit mund të kurojë format e lehta dhe të mesme të depresionit. Konsumimi i çajit ka rezultuar se ka më pak efekte anësore se ilaçet antidepresive. Duhet të keni kujdes në përdorim, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj pasi mund të bashkëveprojë me mjekime të tjera të caktuara që mund të jeni duke marrë kundër ankthit apo depresionit.

Kjo bimë medicinale ka aftësinë për të rritur prodhimtarinë e lëndëve kimike që prodhon truri si; serotonin, dopaminë dhe norepinephrinë, të cilat ndihmojnë në përmisimin e humorit.

Rikthehemi dhe flasim pak për përbërjen balsamike që krijohet nga bashkëveprimi i lules së balsanit dhe vajit të ullirit. Një përzierje e tillë në shumë vende quhet “balsam magjik”.
Përgatitja e këtij balsami është tepër e thjeshtë. Mjafton të hidhni lulet e balsanit në një shishe vaj ulliri dhe të lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë.

Si të dalloni se përbërja është gati për t’u përdorur?

Pasi kanë kaluar ditët, farat e zeza të lules lëshojnë pigmentin e tyre duke bërë vajin të marrë një ngjyrë të kuqe karakteristike. Në këtë moment ajo përzierje mund të përdoret për të kuruar plagët e diegiet e jashtme.

Gjithashtu mund të konsumohet nëj lugë në ditë dhe ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme të stomakut, mëlçisë e më shumë. Vlen për t’u përmendur se përdoret dhe për kurimin e formave të ndryshme të gastritit.

Advertisement