Connect with us

Politike

Lulzim Basha tregon sondazhin që ka bërë me telefon: 30.1% mbështesin Koalicionin Euroatlantik

Lulzim Basha deklaroi se Koalicioni Euroatlantik ka bërë një sondazh me anë të telefonatave, ku 30.1% e votuesve kanë thënë se do të votonin për të. Analistët Abilekaj dhe Tela e kundërshtuan duke thënë se sondazhet e vërteta e nxjerrin nag zero deri në 1% të votave në ranga republike.

Abilekaj: Meqë thatë se kishit sondazhe, sa deputetë mendoni se do të merrni në Tiranë?

Basha: Edhe sot kanë publikuar sondazhe këta të trekndëshit të Bermundës. Sondazhe kushtojnë lekë. Një sondazh serioz, kombëtar kushton minimalisht 50-70 mijë euro. Një sondazh i vogël kushton 30-40 mijë euro. Dikush i paguan këto lekë që të pikturojnë një tablo  për të influencuar vendimin tuaj si votues. Shumicën e tyre deri me 11 maj e ka bërë Trekëndëshi i Bermundës. Ne nuk kemi mundësi që të bëjmë ato sondazhe, por kemi vullnetarë, 20 prej tyre paradite, 20 prej tyre pasdite që punojnë me një databazë telefonatash ditë për ditë dhe kryejnë 1500-2500 telefonata në ditë.

Rezultati i këtyre telefonatave deri para pak ditësh. Rezultati i datës 8 prill, kur ne kemi pyetur 15 mijë zgjedhës në Tiranë, nga 50 mijë telefonata që janë bërë: A do ta mbështesni koalicionin euroatlantik, numrin 4 dhe 4526 janë përgjigjur po, që janë 30.1 për qind, 7216 janë përgjigjur jo që është 48 për qind dhe 3306 janë përgjigjur ndoshta që është pjesa e hapur që ne po targetojmë se pse duhet të votojnë koalicionin euroatlantik që është e vetmja votë që shkon kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj. Ky është një call center me vullnetarë që bëhet prej më shumë se dy javësh.

Abilekaj: Po pyetja është impostuese, se ju nuk pyesni kë do të votoni, por a do të votoni partinë tonë?

Basha: Analiza mund të bëjmë sa të duash, shumicën e këtyre njerëzve i njohim me emër dhe mbiemër.

Tela: Unë dhe Entoni kemi qenë te sondazhi që bën Euronews dhe ky sondazh edhe në zgjedhjet e kaluara ka përcaktuar më mënyrë të saktë rezultatin. Në 2021 kur ishit në krye të PD-së bëtë një sondazh rezultate e të cilit tregonin një diferencë të madhe mes PD dhe PS në qeveri dhe doli komplet e kundërta. Pra ky i telefonatave nuk besoj se ka bazë. Sondazhi i Euronews thotë se partia e zotit Endri Hasa do të marrë nga 0-1 për qind në të gjithë Shqipërinë.

Advertisement