Connect with us

Kronike

‘Ma nxiu jetën, e urreja’/ Del fotoja, ja kush është 26 vjeçarja që mbyti të atin me tel

Kjo është 26-vjeçarja, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit.

Ngjarja dyshohet se është planifikuar, sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.

Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.

E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishej në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohej, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.

“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.

Advertisement