Bota
Macronit i ngec sharra në gozhdë/ Rubio e akuzon për prishjen e bisedimeve Izrael–Hamas

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron se ka minuar negociatat në vijim për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Në një intervistë për EWTN, Rubio tha se bisedimet u shembën pikërisht në ditën kur Macron shpalli vendimin e njëanshëm të Francës për të njohur shtetin palestinez.
“Po të isha Hamas, do të mendoja: ‘Mos të biem dakord për armëpushim… Sepse mund të shpërblehemi, mund ta shohim si fitore,’”, deklaroi Rubio.
Sipas tij, pas njoftimit të Macron, edhe disa vende të tjera iu bashkuan kësaj linje, duke paralajmëruar se “nëse deri në shtator nuk arrihet armëpushimi, do të njohin shtetin palestinez”.
Deklaratat e Rubio vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit janë bllokuar, ndërsa Washingtoni shpreh shqetësim për njohje të parakohshme që, sipas tij, mund të ndryshojnë ekuilibrin e negociatave.

