Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, ku një automjet i ka prerë rrugën një motoçiklisti, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Si pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës dhe policisë.
Gjendja e të plagosurit paraqitet e rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.