Aktualitet
Makina përplas biçikletën dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë, 29-vjeçari përfundon në spital

Në lidhje me një lajm të publikuar në një rrjet social, nëpërmjet të cilit pretendohet se më datë 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, një automjet ka përplasur një biçikletë dhe kryen manorva të rrezikshme në rrugë, sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit, janë kryer verifikimet në lidhje me rastin, në përfundim të të cilave ka rezultuar se rreth orës 23:00 të datës 04.07.2025, në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasi S. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë (jo punonjës policie), me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar 29-vjeçari, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me këtë aksident, specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës, më datë 05.07.2025, kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin S. Sh., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, rasti është trajtuar administrativisht nga punonjësit e Policisë, dhe 24-vjeçari është ndëshkuar me masat administrative: gjobë 58 000 lekë, bllokim të automjetit dhe tërheqje të lejes së drejtimit, për shkelje të neneve 72, 79, 152/1/a, 191/1, 191/2 dhe 203/1 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon qytetarët dhe mediat, për bashkëpunimin, si dhe i fton të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të ligjit, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, të drejtë dhe të paanshëm.

