Shkrime
Makineria Gëbelsiane/ Përballë bajlozit, 81 vjeçari Sali Berisha, si vera e vjetër, korri një rezultat spektakolar

Tani makineria gebelsiane ka nisur fushatën të ikë Berisha. Është 81 vjeç, është i moshuar e tërrci e vërrci.
Së pari, një kryetar partie ikën nëse me vota humbet besimin e të vetëve.
Së treti, Berisha 81-vjeçar është riosh para shoqërisë shqiptare me mendje e zakone të mykura. Para një mjedisi që mendon e sillet si 181-vjeçar. Që voton një trushkulur, i cili dëboi popullin nga Shqipëria, që për 12 vite gënjeu për çdo gjë nga shëndetësia, arsimi, pagat, pensionet, që masat i quan çyrykë, që ka ngritur sistemin e sigurimit famëkeq me patronazhistët, që fut në burg opozitën, që po shkatërron vendin. Ja, ky është mjedisi që do të largohet Berisha nga PD.
Këmbëngulin se nuk u doli parashikimi ogurzi. Se pluralizmi vërtet u godit, u trondit, po rezistoi. Këmbëngulin se ata, pa Berishën, mendojnë se do lundrojnë të qetë në detin e grabitjeve.
Berisha si Trump, është vërsnik me të e binjak në ide. Ka moshën, por ka edhe fuqinë. Ka vitet, por edhe frymën për të qëndruar përballë të keqes më të madhe që ka parë vendi ynë. Një e keqe pasuruar me vjedhje, me grabitje, por dhe e fuqizuar me shumë pushtet. Ja pse “humbja” e PD-së më 11 maj ishte një fitore e madhe. Që do lexohet e tillë sidomos pas reagimit të ndërkombëtarëve.

