Shkrime
Makthi i Ramës/ AKSHI e Belinda Balluku, bishat që rriti vetë, tani mund ti dalin jashtë kontrollit
Nga Andi Bushati
Menjëherë pas konferencës të zakonshme për shtyp që Edi Rama jep çdo fund viti, bëra një status të shkurtër në Facebook ku merresha me shqetësimin e tij si “kryeministri i një vendi, ku në qeli ka më shumë të paraburgour sesa të dënuar”. Për habinë time, shumë shpejt, komentet dhe inbox-i u mbushën me foto, deklarata, citime që për momentin më kishin dalë nga kujtesa. Ato sillnin në vëmendje se pikërisht ai, Rama që tani shqetësohet për paraburgosjet pa dënime të formës së prerë, qe njeriu që kishte kërkuar më shumë se askush tjetër, me gojën e vet, prangosje për krime që mund të ndiqeshin edhe në gjendje të lirë. Dënime të ashpra për qytetarët që vjedhin energjinë, për ata që bëjnë shtesa pa leje, për ata që zaptojnë toka, për ata që fshehin sigurimet, madje dhe për tifozët që guxojnë të hyjnë dhunshëm në një ndeshje futbolli. Po, po, ai Edi Rama i ka kërkuar dhe SPAK-ut, nga kongresi i PS-së, burgosjen e rivalëve të tij, Metës dhe Berishës, përpara se ato të ndodhnin realisht.
Pra, nëse ekziston një personazh publik që ka frymëzuar mbipopullimin e qelive të këtij vendi, sidomos në fillim të mandatit të tij, ky është pikërisht njeriu që bën sikur e denoncon sot këtë fenomen.
Për të kuptuar këtë piruetë 180 gradëshe është mirë të lexohen me vëmendje mesazhet që kryeministri dha në konferencën e fundvitit dhe konteksti që lidhet me to. Edi Rama pikturoi një situatë apokaliptike të një drejtësie që po ringjall fantazmat e kohës së diktaturës dhe “po përdor metodat e sigurimit të shtetit”. Ai ngriti alarmin se drejtësia e re, me të cilën deri më sot mburrej partia e tij, po aplikon “një kurë më të dëmshme sesa vetë sëmundja”. Ai vizatoi një realitet fantazmagorik, ku “siguria juridike është e kërcënuar”, me zyrtarë që kanë frikë të firmosin dhe me investitorë që tremben të investojnë, duke parashikuar me lehtësinë e një Nostradamusi se kjo mund të sjellë rrënien e konsumit dhe rrokullisjen e GDP-së.
Po të dëgjoje fjalimin e Edi Ramës në këtë fundvit, të mbushur me vërtejte për sistemin e drejtësisë dhe SPAK-un, të krijohej përshtypja se Eldorado ekonomike e rilindijes po kërcënohej të zhbëhej nga një grusht prokurorësh dhe gjykatësisht. Në gati tre orë llomotitje alla Hugo Chavez, asnjë fjalë nga retorika e dikurshme për “revovolucionin” që askush s’kish guxuar ta bënte në këtë vend që nga koha e Ismalil Qemalit. Asnjë mburrje me hapjen e epokës së pandëshkueshmërisë dhe asnjë përbetim se partia në pushtet nuk do të qe më mbrojtësja dhe avokatja e atyre që kishin punë me ligjin.
Konkluzioni i parë që mund të nxiret është se njësoj si hipokrizia e ankesave për paraburgimet, Rama bën teatër me problemet që ngre sot. Ato kanë qenë të gjitha aty edhe më parë, madje të denocuara prej kohësh nga opozitarë dhe kritikë të kësaj qeverie. Por, atëhere, askush nga mazhoranca, e aq më pak kryeministri shqetësohej për represivitetin e sistemit tonë. Atj nuk i bënte përshtypje as spektakli i dhunshëm me arrestimet me kamera të dhëndërrit të Sali Berishës apo ish presidentit të vendit. Ai nuk merakosesj aspak për proçese vertet të ngjashme me ato të sigurimit të shtetit që, shërbenin për ti rrëmbyer opozitës Bashkinë e Himarës e për ti’a dhuruar atë partisë së tij. Në PS askush nuk e ngrinte zërin kur “sekretet” e dosjeve të kundërshtarëve rridhin në media, kur atyre u bëhej një gjyq publik përpara atij juridik, kur liderit të PD i hiqej imuniteti dhe i hapej rrugë arrestit, duke shmangur procedurën e paraqitejs së domosdoshme të provave para deputetëve.
Nga evokimi i kësaj të shkuare të afërt nuk do shumë mend për të kuptuar se ashtu siç nuk merakoset për paraburgosjet e shumta që i ka frymëzuar dhe nxitur vetë, shefi i qeverisë nuk shqetësohet as për zellin e prokurorëve të SPAK-ut në tejkalim të kompetencave apo mospërfillje të ligjit. Halli i tij është tjetër. Ankthi i tij është se mos kjo reformë në drejtësi, që u dizenjua që në fillim për të mos qenë e drejtë, nga një kamzhik në duart e veta, mund të shndërrohet në të kundërtën e saj. Përshtypja që po shpërndahet me këmbënguljen e një njolle vaji se, me ndryshimin e pushtetit në SHBA, edhe prokurorët specialë shqiptarë kanë marrë kthesë, është makthi real i Edi Ramës.
Ai që ishte mësuar me një drejtësi të negociauar, që edhe kur i duhej të lëshonte dikë nga radhët e veta, jepte lejen paraprakisht, madje i shkruante edhe tekstin e dorëheqjes, sot ndihet i tromaksur që askush nuk i kërkoi më mendim, se si do shkohej përpara me dosjen e Belinda Ballukut dhe atë të AKSH. Ky është makthi real i Edi Ramës, fakti se bisha që rriti vetë, tani mund ti dalë përduarsh.
Natyrisht, po të mos i njohësh të shkuarën, për shumë nga ato që thotë sot, ai parimisht ka të drejtë. Pjellat e reformës dhe kryesisht SPAK, janë represivë dhe në shumë raste në kufijtë ektremë të mandatit të tyre. Por fatkeqësia e Ramës është se ai nuk është më njëriu i duhur për ta ngritur zërin për to. Kur e kishte mundësinë të fliste, ai jo vetëm heshti, por i përdori në mënyrë perverse këto shtrembërime. Prandaj tani askush nuk është i prirur ta dëgjojë. Kur flet ai, më shumë sesa “a e ka mirë?”, një pjesë dërrmuese e njerëzve pyesin se përse po e bën. Dhe shumica e di përgjigjen: se i trembet mostrës që mbajti në gji