Politike
Malltezi merret i pandehur nga SPAK: Akuza të trasha, prokurorët shërbyes të qeverisë
Jamarbër Malltezi ashtu si kreu i PD-së, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Pas daljes nga SPAK, Malltezi akuzoi prokurorët e SPAK se janë “shërbyes të qeverisë”. Ai tha se edhe akuza ndaj tij është e njëjtë me të Berishës.
Jamarbër Malltezi: Akuza të trasha. Gënjejnë kaq shumë këto prokurorë, janë afërmendsh shërbyes të qeverisë. Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur. Kush i bën të gënjejnë aq trashë, sa nuk vendosin planin e 2008, i firmosur nga Edi Rama. Njerëz që gënjejnë, thjesht duhen mëshiruar. Nga njëra kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur pronën e pronarëve. Nga ana tjetër, kemi ndërtimin e çerdheve. Janë të njëjtat akuza. Jemi në situate afërmendsh. Aty nuk isha as 5 minuta, nuk pashë më shumë.