Aktualitet
Manja dorëzon në Kryeministri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale, ja sa të dënuar përfitojnë
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar sot në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar.
“Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar” – theksoi Ministri Manja.