Bota
Marrëveshja e mineraleve nuk mjafton që Trump të ndihmojë Kievin, ja çfarë kërkohet tjetër

Nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës nuk do të mjaftojë për të rifilluar ndihmën dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin.
Donald Trump u tha kështu këshilltarëve të tij, siç raportohet nga kanali i transmetimit NBC.
Presidenti në fakt dëshiron të shohë një ndryshim qëndrimi nga ana e Volodymyr Zelenskyt dhe disa hapa përpara drejt zgjedhjeve…dhe ndoshta edhe drejt dorëheqjes së tij.
“Unë nuk mendoj se Zelensky është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara”.
Kështu tha Presidenti Donald Trump nga ana tjetër, gjatë një interviste për Fox News, e cila u duk se po shkonte drejt një shprese për pajtim mes tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas asaj çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë.
Mirëpo, ajo çfarë do të pasonte, do të linte shije edhe më të keqe në publik.
I pyetur mbi ndalimin e ndihmës ushtarake për Kievin, Trump e quajti jo vetëm Zelenskyn “një fëmijë”, të cilit i ka ka hequr “karamelet” nga duart, por edhe një “djalë të ashpër” që ka marrë fondet amerikane.
“Ishte njësoj si t’i hiqja karamele një fëmije”, shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes së një drejtuesi të Fox News në lidhje me përplasjen në Zyrën Ovale. “Ai është një djalë i ashpër, ai mori shumë para nga ne”, tha Trump.

