Connect with us

Politike

Marrim 6 mandate në Shkodër/ Aurel Markaj: Që brezat e rinj të mos na ikin…

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, veç figurave të vjetra, partitë politike kanë hedhur në fushë edhe emra të rinj me të cilët synojnë të marrin besimin e qytetarëve.I tillë është rasti i Aurel Markajt, me profesion mësues, i cili kandidon në listën e hapur të PD në qarkun Shkodër, si përfaqësues i Malësisë së Madhe.

Me mundësi reale për të ndërtuar jetën edhe jashtë vendit, deri në Amerikën e largët, Markaj ka zgjedhur të jetojë në vendin e tij dhe të edukojë breza me vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore.

Për këta të fundit, Markaj shprehet se gjatë 12 viteve, nga 2013, nuk e kanë parë të ardhmen në Shqipëri, dhe për një mësues nuk ka gjë më trishtuese se kjo.

Në një intervistë të fundit, Aurel Markaj tha se PD do të marrë 6 nga 11 mandatet që ka qarku i Shkodrës.

Ai vazhdon të kërkojë besimin e vostuesve, në çdo njësi duke premtuar të jetë zëri i lartë, i problemeve jo të vogla që Malësi e Madhe ka.

Advertisement