Pinknews
‘Martesa është kontratë’/ Ngjela zbulon a ka tradhëtuar ndonjëherë
Avokati Spartak Ngjela tregoi në “Më lër të flas” se si bëhet ndarja ndërmjet gjinive në momentin që tradhtojnë. Ai u shpreh se gruaja është shtypur me epitete të ndryshme fyese në momentin që ka krijuar më shumë se një lidhje, ndërsa e kundërta ndodh me burrat.
“Ne jemi shoqëri maskile, nëse një grua ka dy të dashur quhet prostitutë, ndërsa një burrë me 4 të dashura quhet don zhuan”, tha avokati.
Donaldi dhe Romeo e pyetën Ngjelën nëse kishte tradhtuar ndonjëherë në jetën e tij dhe ai tregoi se:
“Dëgjo këtu, unë nuk kam tradhtuar kurrë, se nuk kam qenë asnjëherë i martuar. Unë kam qenë në një mobilitet permanent, në lëvizje të përhershme, nuk tradhtoj njeri. Po të kesh xhandarin në shtëpi, atëherë tradhton.
Martesa është kontratë, dhe një nga pikat e kontratës është kjo. Nëse nuk është pikë e kontratës atëherë je ok“.