Kronike
Masakra në Dobraç/ Lirohet nga qelia me kërkesë të SPAK Gjuljo Vuksani, dyshohet se u siguroi makinën autorëve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për të vetmin person të arrestuar për masakrën e Dobraçit. GJKKO vendosi ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Gjuljo Vuksani. Vendimi u dha nga gjyqytari i Posaçëm Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Vendimi u dha nga gjyqtari i Posaçëm Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK-ut për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, duke rrëzuar kështu arrestimin e tim me udhrër të prokurores Elida Kackini. Kjo pasi dyshohet se ishte Vuksani personi që siguroi automjetin tip “Range Rover” që u përdor nga autorët për të vrarë 4 personat në Dobraç.
Njoftimi i plotë:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 12.05.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar ndaj personit nën hetim Gjuljo Vuksani me vendimin nr. 139, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 237 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 306, datë 14.05.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Gjuljo Vuksani me vendimin nr. 139, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
3. Urdhërohet personi nën hetim Gjuljo Vuksani që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në ****
4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Gjuljo Vuksani nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
5. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, afat ky që fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Masakra e Dobraçit ndodhi pasditen e 30 tetorit, kur 4 persona i zunë pritë automjetit në të cilin po udhëtonte Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës dhe një person i tretë që është përfolur të ketë qenë vetë Ibrahim Lici, i cili mendohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit. Megjithatë, kjo e dhënë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Kjo masakër u kushtoi jetën edhe dy kalimtarëve të rastit, Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi, kur motoçikleta e tyre u përplas nga “Benzi” i Hamza Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë në spital.

