Kronike
Masakra në Klos/ Nisen drejt Tiranës dy personat e plagosur

Rëndohet gjendja e personave të lënduar në masakrën e Klosit. Dy të plagosurit, Renato dhe Eglantin Hasula janë në duke u transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.
Autorët dyshohet se janë tre. Fatmir dhe Besnik Mjeshtri janë vënë në pranga, ndërsa Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë.
Konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve kanë sjelle një masakër në mes të Klosit. 17-vjeçari Kenado Shira ka qenë me babain e tij në momentin që ka hyrë në një lokal ku është përballur me anëtarë të fisin Mjeshtri. Konflikti ka agravuar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, u vra adoleshenti dhe babai i tij, Liri Shira.

